Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Llojet e vizitave të organizuara

VIZITA INDIVIDUALE

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ofron mundësi për vizita individuale për të gjithë qytetarët e interesuar. Nëse edhe Ju keni dëshirë të vizitoni Kuvendin dhe të shihni ku punojnë deputetët, informohuni për vendet dhe terminët e lirë dhe paraqituni menjëherë duke plotësuar aplikimin. Vizitat realizohen nga ciceronë të trajnuar dhe janë falas për të gjithë vizitorët. Ju presim...

MËSO MË SHUMË

VIZITA NË GRUP

Nëse jeni grup i qytetarëve të cilët janë të interesuar të vizitojnë ndërtesën e dhomës ligjvënëse, Kuvendin i Republikës së Maqedonisë së Veriut Ju ofron mundësinë që të realizoni vizitë në grup dhe ta shihni ndërtesën dhe hapësirat më përfaqësuese. Informohuni menjëherë për vendet dhe terminet e lira. Për tu paraqitur, Ju lutemi plotësoni aplikimin. Numri maksimal i vizitorëve në kuadër të një grupi mund të jetë 40 persona.  Vizitat në grup realizohen nga ciceronë të trajnuar dhe janë falas për të gjithë vizitorët. Ju presim...

MËSO MË SHUMË

VIZITA NGA ORGANIZATAT

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ofron mundësi për vizita në grup nga institucionet arsimore, OJQ-të, institucionet dhe organizatat e tjera të ngjashme.  Nëse dëshironi të sillni nxënësit, studentët ose anëtarët e organizatës që të vizitojnë Kuvendin, informohuni për vendet dhe terminet e lira dhe paraqituni menjëherë nëpërmjet aplikimit. Numri maksimal i vizitorëve në kuadër të një grupi mund të jetë 40 persona. Vizitat realizohen nga ciceronë të trajnuar dhe janë falas për të gjithë vizitorët. Ju presim...

MËSO MË SHUMË

Kuvendi organizon Ditë të hapur çdo të premte të muajit, nga ora 10:00 deri në orën 16:00, dedikuar të gjithë qytetarëve të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin si karakteristikë historike e shtetësisë maqedonase dhe si vend ku punojnë deputetët.

Nëse dëshironi të realizoni vizitë në Kuvend, duhet të paraqiteni minimum pesë ditë para datës së mbajtjes së Ditës së hapur, nëpërmjet paraqitjes elektronike si më poshtë.

Gjatë paraqitjes, vendosni të dhënat Tuaja. Emrin dhe mbiemrin, numrin e letërnjoftimit (për personat e rritur), adresën e banimit, postën elektronike dhe numrin e telefonit, si dhe emrin e shkollës, fakultetit dhe ngjashëm.

Shtetasit e huaj që dëshirojnë të vizitojnë Kuvendin duhet të paraqesin: Emrin dhe mbiemrin, adresën e banimit, numrin e pasaportës, maksimum tri javë, para datës së mbajtjes së Ditës së hapur të Kuvendit.

Kohëzgjatja e një vizite është 60 minuta.

Numri i personave në një grup mund të jetë maksimum 40 vizitorë, të shoqëruar nga një ose dy mësimdhënës, nëse bëhet fjalë për institucion arsimor.

Vizitorët e paraqitur janë të detyruar të paraqiten para hyrjes së ndërtesës së Kuvendit 10 minuta para fillimit të terminit për të cilin janë paraqitur dhe me vete duhet të kenë detyrimisht dokument të vlefshëm të identifikimit.

Të punësuarit e sigurimit kanë për obligim që gjatë hyrjes t’i kontrollojnë vizitorët dhe sendet personale që i kanë me vete. Të gjitha sendet personale (çanta, xhupa, ombrella dhe ngjashëm) vizitorët duhet t’i lënë në gardërobë para fillimit të vizitës.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka të drejtën ta ndryshojë terminin ose të anulojë vizitën.

KUR JENI NË NDËRTESËN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

• Respektoni rendin dhe qetësinë në ndërtesën e Kuvendit, mos u ndani nga grupi;

• Nuk lejohet largimi i një personi nga grupi i vizitorëve, përveç në raste urgjence;

• Ndiqni udhëzimet e ciceronit dhe të punësuarve të sigurimit;

• Mos e dëmtoni pronën dhe inventarin në ndërtesë;

• Mund të bëni fotografi, por jo videoincizim brenda ndërtesës;

• Fikni zërin e telefonave celularë gjatë vizitës;

• Kushtojini vëmendje veshjes (veshjet e papërshtatshme përfshijnë: pajisje sportive, pantallona të shkurtra, minifunde, bluza me dekolte të hapur ose pa mëngë, pantofla dhe këpucë të ngjashme);

• Ndalohet futja e ushqimit dhe pijeve;

• Ndalohet pirja e e duhanit në ndërtesë në përputhje me dispozitat ligjore.

Mosrespektimi i ndonjë rregulli do të çojë në largimin e pjesëmarrësit nga ndërtesa e Kuvendit.

Mosrespektimi i ndonjë rregulli do të çojë në largimin e pjesëmarrësit nga ndërtesa e Kuvendit. Informacione të dobishme

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjendet në qendrën e Shkupit, në këtë adresë: bulevardi 11 Oktomvri, numër 10

Qasja për personat me aftësi të veçanta është e mundur me ndihmën e platformës mobile të montuar.

Tek ndërtesa e Kuvendit mund të arrihet me autobusët numër: 3, 3а, 4, 4а, 5, 7, 7б, 16, 21, 21а, 22, 24, 33 dhe 41.

ORARI I EVENIMENTEVE

Orari mujor

Nuk ka vizita të planifikuara.

Податоците се обработуваат!
Ве молиме почекајте!